Një zjarr ka rënë te pika e grumbullimit të plehrave në inceneratorin e Elbasanit.
Burime për MCN bëjnë me dije se prej disa minutash në inceneratorin e Elbasanit janë duke u parë shtëllunga të mëdha tymi çka mendohet se diçka brenda këtij objekti mund të ketë marrë flakë.
Mësohet se forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies zjarrit.



