
Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa ka qenë duke punuar.
Rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N., me detyrë vagonist në minierë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



