Prej 5 ditësh i zhdukur/ 63-vjeçari dyshohet se është mbytur në lumin Drin në Dibër

Prej 5 ditësh i zhdukur/ 63-vjeçari dyshohet se është mbytur në lumin Drin në Dibër

Një 63-vjeçar nga fshati “Rreth-Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lum bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur. Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63-vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.

Familjarët denoncojnë neglizhencën e bluve të Dibrës në rastin konkret të cilët ju janë shprehur se po hetojnë rastin.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy