Serbia organizon paradë ushtarake mes protestave antiqeveritare

Serbia organizon paradë ushtarake mes protestave antiqeveritare

Në Beograd, të shtunën u mbajt një paradë ushtarake nën moton “Forca e Unitetit”, ku morën pjesë rreth 10 mijë persona, sipas raportimeve mediatike.

Parada nisi me këndimin e himnit kombëtar, një zjarr nderi nga Garda dhe prezantimin ceremonial të flamurit serb.

Ngjarja u zhvillua në një kohë të tensionuar për vendin, i cili prej gati një viti përballet me protesta të vazhdueshme antiqeveritare, të udhëhequra kryesisht nga studentët që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Mbi 10.000 trupa parakaluan në parade, u ekspozuan 2,500 armë dhe pajisje ushtarake, mbi 600 mjete, duke përfshirë autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues “Supergaleb” dhe stërvitorë “Lasta”. sipas “Nova.rs”.  

I pari pranë Aleksandër Vuçiçit ishte Sheikh Muhamed bin Zayed, ndërsa në anën tjetër ishte ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiq.

Milorad Dodik, ish-president i Republika Srpska dhe Zheljka Cvijanoviç, anëtare serbe e Presidencës së BiH, moren pjese gjithashtu në paradë.

Një grup protestuesish u përpoqën ta thyenin kordonin e policisë në vendin ku po mbahet parada, por oficerët përdorën forcë fizike për ta qetësuar situatën.

Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë".

Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy