Emrat/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

Emrat/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

Tre persona, babai dhe dy djemtë janë arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishin shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh”, ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

-Marash Therqaj, 60 vjeç (babai) dhe Elton Therqaj, 25 vjeç dhe Danjel Therqaj, 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy