U tentua të kamuflohej autori i aksidentit me vdekje në Laç, arrestohet i dyshuari, në pranga dhe një tjetër

U tentua të kamuflohej autori i aksidentit me vdekje në Laç, arrestohet i dyshuari, në pranga dhe një tjetër

I dyshuar për aksidentin me vdekje të një personi në fund të majit në Laç, vihet në prangat e policisë, ku hetimet zbuluan se si u tentua të fshihej autorësia e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari, pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, kanë vijuar kërkimet për kapjen dhe vënien e tij në pranga.

Si i dyshuar u arrestua T. N., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29 maj, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy