
Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.
Sipas korrespondentes së MCN tv nga Vlora, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke gjeneruar një sasi të madhe tymi që ka shqetësuar banorët e qytetit të Vlorës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Terreni i vështirë dhe materiali i djegshëm në fushë po ndërlikojnë ndërhyrjen.
Ky është rasti i radhës në një seri zjarresh që kanë përfshirë këtë zonë.



