Dyshohet se vrau bashkëshorten rumune, vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari shqiptar

Dyshohet se vrau bashkëshorten rumune, vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari shqiptar

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në Itali, Avni Meçja, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve vendase disa orë pasi u shpall në kërkim. Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari dyshohet se është autori i vrasjen së bashkëshortes së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu.

35-vjeçarja u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Viale trieste, ndërsa dyshohet të jetë vrarë që ditën e shtunë. I dyshuari kryesor është burri i saj Avni Mecja. Ky i fundit i ka telefonuar vëllait të tij të shtunën për t’i thënë se duhej të ikte pasi ishte në kërkim.

Fqinjët kanë deklaruar pas ngjarjes se gruaja rumune dhe burri shqptar kishin konflikte të shumta, ndërsa ndonjëherë kanë dëgjuar edhe britmat e viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy