Qarkullonin me kanabis në automjet, pranga dy të rinjve në Durrës

Qarkullonin me kanabis në automjet, pranga dy të rinjve në Durrës

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë në Durrës pasi janë kapur me doza kanabis në automjet.

Shërbimet e Policisë Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar "Seats”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy