Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan/ Policia arreston dy autorët

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan/ Policia arreston dy autorët

Policia ka vënë në pranga Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin  e ish-kryebashkiakut të Elbasanit dhe shokun e tij Adriano Hajdari, për vrasjen e Florian Lamçes në orët e para të ditës së sotme.

Policia thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen ku humbi jetën 30-vjeçari i cili ishte duke pirë në një lokal në qendër të Elbasanit me dy shokët e tij.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa ata ishin në gjendje të dehur.

Sanxhaktari dhe Hajdari tashmë akuzohen për “vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vrasja me dashje" e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy