Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur me një bashkëmoshatarin e tij në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Sipas policisë, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorit të dyshuar i është gjetur një paisje elektroshok gjatë kontrollit policor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.