Kokainë në makinë, dhunë në familje/ Në pranga dy persona, procedohen dy të tjerë

Kokainë në makinë, dhunë në familje/ Në pranga dy persona, procedohen dy të tjerë

Dy persona ranë në prangat e policisë Sarandë për vepra të ndryshme penale.

Një 23-vjeçar me inicialet F.B, u kap me kokainë në makinë. Ndërkaq një 35-vjeçar u arrestua pasi dhunoi nënën e tij.

Po ashtu u referuan materialet për një 54-vjeçar që goditi me thikë një 55-vjeçar, dhe një tjetër shtetase për dhunim banese.

 

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasin F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:

- H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;

M. D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale "Dhunimi i banesës", pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. P., banues në lagjen nr.1, Sarandë, se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy