
15-vjeçari i cili ka tentuar t’i japë fund jetës në Pogradec ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas burimeve nga policia dyshohet se shkaku që e ka çuar deri në marrjen e këtij vendimi për t’i dhënë fund jetës ka qenë ndarja me një bashkëmoshatare të tij.

Policia sqaron se 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe reagimit të menjëhershëm nga prindërit që e gjetën dhe më pas nga bluzat e bardha.



