Itali u rikthehet ritmeve të valës së parë/ 636 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi

Itali u rikthehet ritmeve të valës së parë/ 636 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi

Në Itali u regjistruan sot 37 978 raste të reja infektimi me COVID-19 dhe 636 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara që nga fillimi i epidemisë rritet kështu në 1 066 401, kurse i vdekjeve në 43 589.

Në një ditë të vetme nuk ka pasur një numër kaq të lartë të viktimave që nga 6 prilli i kaluar (636).

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv në Itali u rrit me + 89, duke shkuar në 3 170.

Pacientët me simptoma në repartet e zakonshme COVID-19 janë rritur me 429 dhe tani janë gjithsej 29 873.

Në izolim shtëpiak ka 602 011 persona (+21 178).

Aktualisht, në Itali janë 635 054 (+ 21 696) persona pozitivë me COVID-19.

Lombardia mbetet rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të reja në 24 orët e fundit të cilat, sipas buletinit të fundit, janë 9 291 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy