
Një braziliane në Vlorë është shpallur në kërkim e akuzuar se shfrytëzonte si prostituta dy bashkëkombëse të sa.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen braziliane B. F., 29 vjeçe, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
29-vjeçarja dyshohet se një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe.
Ndërkohë këto dy shtetase u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”.



