Për paratë borxh, parandalohet vrasja në Lushnjë, i dyshuari kapet me thikë dhe dylbi

Për paratë borxh, parandalohet vrasja në Lushnjë, i dyshuari kapet me thikë dhe dylbi

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, ku i dyshuari kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje.

Efektivët e policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan të dyshuarin Emir Emiri, të maskuar, me kapuç në kokë.

Gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë Ermir Emirin, 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash 63-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy