Po tentonin të shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë

Po tentonin të shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë kanë njoftuar arrestimin e dy personave të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy