Përdhunuan 20 vjeçaren me probleme mendore, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

Përdhunuan 20 vjeçaren me probleme mendore, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

Dy vëllezër në Kukës janë arrestuar nga policia, pasi kanë përdhunuar një 20 vjeçare kosovare e cila vuan nga problemet mendore.

Bëhet me dije se vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në  fshatin Lojme të Kukësit.përfituar nga problemet e vajzës për ta përdhunuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy