Klement Balili dënohet me 10 vjet burg (VIDEO)

Klement Balili dënohet me 10 vjet burg (VIDEO)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vjet burg Klement Balilin. Por, ai do të vuajë vetëm 10 vite në burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg për Klement Balilin.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” u shpall fajtor për të 4 akuzat që rëndonin mbi të: “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”; “Refuzim për deklarim dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë”; “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Balili nuk i pranuar asnjëherë akuzat. Ai u vetëdorëzua më 17 janar të këtij viti, pas disa tentativave të dështuara të policisë për ta gjetur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy