Punonte te stadiumi “Air Albania”, bie nga larrtësia 40-vjeçari

Punonte te stadiumi “Air Albania”, bie nga larrtësia 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në Tiranë. Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

Shtetasi H. M., mësohet se ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi "Air Albania", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy