1.2 kg drogë gati për shitje, kapet “Transportuesi” dhe dy blerësit që e prisnin

1.2 kg drogë gati për shitje, kapet “Transportuesi” dhe dy blerësit që e prisnin

Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe dy blerësit të cilët prisnin automjetin me drogë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj., dhe B. R.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza kanabisi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy