Bregu: Shtimi i turistëve rrit shumëllojshmërinë e drogave në Shqipëri. Ndodh edhe në Perëndim, s’mund të ndalet (VIDEO)

Bregu: Shtimi i turistëve rrit shumëllojshmërinë e drogave në Shqipëri. Ndodh edhe në Perëndim, s’mund të ndalet (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në MNC Live me rritjen e turistëve do të rritet edhe shumëllojshmëria e drogave që qarkullojnë në Shqipëri.

Bregu tha se pretendohet se në Shqipëri qarkullon edhe droga “kërpudha magjike”, apo LSD, por drogat kryesore mbeten kokaina, heroina dhe kanabisi.

Sipas gazetarit problem nuk janë qendrat turistike por ato shkollore. Ai vë në dukje se droga nuk ndalohet në zona turistike të ndryshme në vende të perëndimit, si Itali apo Spanjë.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Kërpudhat magjike edhe në Holandë përdoren në lokale te kontrolluara. Shumë në Shqipëri pretendojnë që ka një kërpudhë magjike në qarkullim. Por mendoj se duhet të jetë në sasi të pakta, sepse ti humbet vetëdijen, del në rrugë, mund të zhvishesh. Koktejlet e reja që po vijnë në Shqipëri lidhen edhe me turistët që po hyjnë në Shqipëri. Ditën e turizmit, të rinjtë i konsiderojnë si një mënyrë ndryshe të jetuari. Shumë prej turistëve kërkojnë drogë. Do rritet edhe sasia e drogës dhe shumëllojshmëri e tyre që do t’u ofrosh turistëve. Turizmi në logjikën e vet, kërkon jo vetëm drogë, por edhe prostitucion. Kjo ndodh në Spanjë, ndodh në Itali pa fund. Ai që ka plazhin është edhe bosi që kontrollon shpërndarjen e drogës. Gjatë sezonit veror do jemi të mbërthyer në këtë pikë, sepse është treg, do ta kërkojnë.

Në Shqipëri tre janë drogat kryesore, kokainë, heroinë, edhe kanabis sativa. Të tjerat mund të jenë në përdorim, por janë në sasi të pakta. Para dy javësh dy vajza nga Ukraina humbën jetën, përdorën, drogë, alkool dhe xanax. Nuk shoh ndonjë polic në Rimini, në Ibiza, që ta ndalin përdorimin e drogës. Ajo që ne kemi problem s’janë qendrat turistike, por shkollore, aty duhet të kemi një sy të shtuar. Drogën s’mund ta ndalësh, mund ta minimizosh, por për ta ndalur s’e ka ndalur askush”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy