
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi është përfshirë nga flakët ndërkohë që po digjte mbeturina në oborrin e tij.
Sipas raportimeve nga korrespondenti i MCN në Lezhë, viktima është identifikuar si Demer Haxhiu.
Burimet paraprake tregojnë se zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit, duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit, si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



