
Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në fshatin Kapashticë të Devollit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se dy familjarët në banesën e shtetasit Siri Pasholli kanë marrë dëmtime të lehta në gishtat e duarve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



