Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 23-vjeçari

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ndaj tij, gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. S., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy