E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht 17 vjeçaren/ Gjykata jep masat e sigurisë për pesë të arrestuarit

E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht 17 vjeçaren/ Gjykata jep masat e sigurisë për pesë të arrestuarit

Gjykata e Krujës tha sot masat e sigurisë për pesë prej të arrestuarve në skandalin e përdhunimit të një 17-vjeçareje në Fushë-Krujë.

Për Edison Çangun, 28-vjeç, Fatjon Leka, 25-vjeç dhe Arbis Shima, 26-vjeç është dhënë masa “arrest me burg”, ndërsa për 17-vjeçarin Leonard Stafa, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

Ndërsa për një prej të ndaluarve, është dhënë masa “detyrim paraqitje” pasi është i mitur.

Të arrestuarit janë pjesë e një grupi prej 7 personash që prej rreth 8 muajsh drogonin, dhunonin fizikisht dhe seksualisht një minorene 17-vjeçare.

Ndërkohë, në shtëpinë që u vu edhe tritoli dy netë më parë, qëndron vetëm babai i 17-vjeçares së dhunuar.

Dëshmia e saj tronditi mbarë opinionin publik. Në dëshminë e saj para policisë, ajo tha se ishte droguar dhe përdhunuar nga grupi i djemve për rreth 6 orë rresht. Ata kishin tentuar ta trafikonin edhe në Greqi për ta shfrytëzuar për prostitucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy