Begaj takon kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Në vëmendje, paqja dhe siguria në rajon

Begaj takon kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Në vëmendje, paqja dhe siguria në rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer, ku ka diskutuar për një sërë çështjesh me rendësi, lidhur me sigurinë e vendit dhe gjithë vendeve të aleancës.

Mbi të gjitha, në një kohë të agresionit rus në Ukrainë, i cili ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në kontinentin e vjetër, duke risjellë luftën brenda kufijve, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Kreu i Shtetit bëri me dije se, Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme.

Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak.

Në vijim, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e NATO-s në rajon dhe rolin e misionit të KFOR në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare që do çojë në njohje reciproke. Presidenti Begaj theksoi se Kosova që nga viti 2008 është e pavarur dhe me vizion të qartë euro-atlantik dhe në këtë kontekst mbështet një bashkëpunim akoma më të ngushtë dhe thelluar me NATO-n.

Presidenti diskutoi edhe lidhur me sulmin kibernetik të sponsorizuar nga Irani ndaj Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin me NATO-n për rikuperimin nga ky sulm. Në këtë drejtim, ai vlerësoi thellimin e bashkëpunimit dhe kontributit që struktura, agjenci dhe entitetete të NATO-s mund të japin në drejtim të forcimit të mbrojtjes kibernetike.

Teksa, në mbyllje, uroi edhe vetë Admiralin Bauer, për drejtimin me vizion në dikasterin që ai drejton brenda NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy