
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në Dibër.
Rreth orës 09:15, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



