13 mijë euro në çantë/ Arrestohet shtetasi rumun në Qafë-Thanë

13 mijë euro në çantë/ Arrestohet shtetasi rumun në Qafë-Thanë

Në pikën kufitare Qafë Thanë, policia ka sekuestruar sot 13 mijë e 350 euro të padeklaruara nga një shtetas rumun që po hynte drejt Shqipërisë.

Përkatësisht gjatë kontrollimit të shtetasit rumun I. C., në çantën e dorës iu konstatua vlera në valutë e padeklaruar.

Në vijim policia kufitare ka ndaluar shtetasin rumun për verifikime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy