
Mëngjesin e së premtes, më 5 shtator, një vajzë 18-vjeçare nga Venecia (nga Campagna Lupia) shkon në stacionin e policisë në Durrës për të denoncuar se ishte përdhunuar.
Në një artikull të shkruar nga Antonella Gasparini për corrieredelveneto.it, shfaqet një video nga kamerat e sigurisë ku tregon vajzën dhe të dyshuarin, 26-vjeçarin shqiptar Leonardo Preza, disa orë para arrestimit për dhunë seksuale.
Ata kishin folur pak minuta në një bankinë pranë detit, pastaj ai më pas e kishte sulmuar, e kishte zhveshur kundër dëshirës së saj dhe e kishte abuzuar tek një karrige e shtrirë në breg të detit, pranë një hoteli në zonën e 13-të të Durrësi.
Vajza deklaroi se gjatë natës kishin konsumuar alkool me miqtë. Më vonë u largua nga grupi dhe u ul në një shezlong afër hotelit.
Në atë moment, një person iu afrua, e sulmoi dhe, megjithëse ajo u përpoq të mbrohej, ai e përdhunoi.
Sipas gazetës “Durrës Lajme”, autori ishte një punonjës sezonal i një bari ku kishin qenë turistet mbrëmë. Fillimisht flisnin, por më pas sulmi ndodhi me forcë.
Vajza në dëshminë e saj shprehet: “E shtyva disa herë. U përpoqa ta ndaloja që mos ta bënte, por ai nuk u ndal. Më hoqi rrobat dhe më sulmoi”.
Hetimet, që përfshinë dëshminë e vajzës pranë një psikologu dhe ekzaminime mjekësore, zbuluan shenja të dhunës, mavijosje në qafë dhe pjesë të tjera të trupit, që mbështesin përdorimin e dhunës nga ana e të riut.
Gjinekologjia zbuloi plagë të lehta, dhe vajza u largua nga spitali pas trajtimit.
Preza ka qënë i dënuar më herët për vepra penale, për armëmbajtje dhe vjedhje.
Autoritetet shqiptare kanë informuar ato italiane për rastin.
Kryetari i bashkisë Campagna Lupia, Alberto Natin, ka shprehur ngushëllime për viktimën dhe familjen e saj.



