Policia e Kosovës kryen bastisje në Veri për rastin në Banjskë

Policia e Kosovës kryen bastisje në Veri për rastin në Banjskë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione në Veri të Kosovës lidhur me rastin e Banjskës në Zveçan më 24 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili nuk ka deklaruar për të arrestuar.

Po, jemi duke kryer disa bastisje në disa lokacione në Veri. Bastisjet kanë të bëjnë me rastin e 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.

Aktualisht s’kemi të arrestuar, por pasi që të përfundojnë bastisjet do t’iu informojmë.

Policia e Kosovës tri ditë më parë pati zhvilluar bastisje në veri, ku gjeti armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy