ARRSH: Nga 27 nëntori mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme të rrugëve

ARRSH: Nga 27 nëntori mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme të rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka njoftuar sot se duke filluar nga data 27 nëntor do të mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme të njohura ndryshe si “pikat e zeza” të cilat nuk plotësojnë kriteret.

Nga ky aksion preken disa biznese që funksionojnë në anë të rrugës, ndaj ARRSH, bën thirrje që të gjithë bizneset që nuk janë janë pajisur me autorizimin përkatës, të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-Albania, për të marrë autorizimin.

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një raport auditimi të sigurisë rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy