
Sokol Bizhga, kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Fillimisht u deklarua se ai kishte probleme me pasurinë dhe gradën, por KJV mori vendimin që kreu i FLO-së, Sokol Bizhga të konfirmohet në detyrë. Ai kaloi me sukses të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Bizhga zotëron një apartament 1+1, 64 m2, një apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006, dyqan 52 m2 në Durrës, banesë dhe tokë në Gjirokastër në emër të djalit të tij dhe dy depozita bankare. Në seancën e fundit të Vettingun ai u shpreh se ka punuar në ndërtim në Itali dhe kështu ka siguruar të ardhurat për këto pasuri.



