Makina del nga rruga dhe përplaset me një dyqan në Shkodër, plagosen katër persona

Makina del nga rruga dhe përplaset me një dyqan në Shkodër, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, Shkodër.

 Shtetasi i përfshirë në aksident dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin, që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë, të gjithë familjarë të tij. 

Ata janë dërguar menjëherë për mjekim në spital dhe sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy