Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen 13, ku shtetasi Aldi Talelli, 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin Fezi Dine, 66 vjeç. 

 

Shtetasi Fezi Dine është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Aldi Talelli, është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. 

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy