
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Nertila Kapen, gjyqtare në Gjykatën së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Vendimi vjen pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12 janar 2024.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici relator, Firdes Shuli anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Nertila Kape përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën e Dibrës. Në tetor të vitit 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi transferimin e gjyqtares Kape në Gjykatën e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.



