Në kërkim ndërkombëtar në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e Valter Çelës, 40 vjeç, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike", (kryesisht kokainë), "Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike" (kokainë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, operacioni policor i koduar “Perugia”.

Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perugia".

Gjatë operacionit, në rrugën "Frosina Plaku", shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale "Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike", (kryesisht kokainë), "Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike" (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy