Vepra të ndryshme penale, arrestohen 9 persona në Tiranë

Vepra të ndryshme penale, arrestohen 9 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 9 personave për vepra të ndryshme penale, përgjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Ata akuzohen për dhunë, ushtrim prostitucioni, vjedhje e shkaktim aksidenti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen B. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burgim për veprën penale "Prostitucioni".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri), në një banesë në Kamëz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin L. S., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. D., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- G. R., 47 vjeç, dhe Ç. E., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

- S. B., 63 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. S., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar punonjësja e Policisë, inspektore A. Sh., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

- K. Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në rrugën "Dritan Hoxha" duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetaset L. B., dhe V. Q., të cilat si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- B. F., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën "Enriko Telini", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin K. P., 39 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy