Gazetari Poli Hoxha, komenton ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku një djalë i ri, dhunoi dy vajza pa shkak, duke iu shkaktuar lëndime fizike.
Ai e cilësoi si ngjarje të përsëritur dhe jo të veçuar, që sipas tij problemi më i madh fillon tek Policia e Shtetit dhe pastaj tek sistemi i drejtësisë që këto lloj ngjarjesh i kalojnë me idenë se nuk është mirë mendërisht.
Në një intervistë për MCN Live, Hoxha tha se në Tiranë ka shumë ngjarje të tilla.
Ky njeri do trajtim mjekësor. Shohim ditën dhe natën të rinj që bëjnë akte të tilla, por nga frika apo turpi nuk i denoncojnë. Këto janë ngjarje të zakonshme në Tiranë. Nëse ngjarje të tilla do të ndodhin ku sistemi i policimit është i drejtë dhe i kompletuar, kjo ngjarje do bënte më shumë bujë se një vrasje. Si në Belgjikë, Danimarkë, ngjarje që kërcënojnë mirëjetesën e komunitetit, janë të jashtëzakonshme. Dhjetëra milionë dollarë janë dhënë për policimin në komunitet dhe një nga gjërat që çalon më shumë dhe ne mediat nuk e vlerësojmë, që ka të bëjë me emra të njohur të krimit, kemi harruar këtë pjesë të shoqërisë. Shikoj nëpër lagje të Tiranës të rinj të frustruar, që pasi kanë dalë nga palestra, në mos rrahin bëjnë dhunë verbale "ça ke që sheh".



