Një 60 vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme, në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari Ylber Mullalli mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë. Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool.
Nga këqyrja parapake nuk ka shenja dhune. Trupi u dërgua në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.



