
Policia e Elbasanit bën të ditur se sot në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", automjeti me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, ka përplasur shtetasen B. B., 63 vjeçe, këmbësore.
63-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



