Përplasi për vdekje me makinë 51-vjeçarin, arrestohet shoferi në Kukës

Përplasi për vdekje me makinë 51-vjeçarin, arrestohet shoferi në Kukës

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me automjetin e drejtuar nga një 20-vjeçar.

Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç.

 Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar shtetasin A. B., shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Automjeti i shtetasit A. B. është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy