Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00.
Sipas policisë, tre persona me maska kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.
Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



