
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 16-vjeçari, pasi ky i fundi u kap me armë zjarri në shkollë.
16-vjeçari ishte nxënës në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”.
Gjatë informacioneve të marrë nga policia në rrugë operative, u bë kontrolli i dhomës së konviktit ku ai qëndronte.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.



