Shkelje të rregullave në trafik/ Në një javë, 18 shofer të arrestuar, mbi 580 të ndëshkuar me gjobë

Shkelje të rregullave në trafik/ Në një javë, 18 shofer të arrestuar, mbi 580 të ndëshkuar me gjobë

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të ditur se ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 

Gjatë javës që lamë pas, sipas uniformave blu, 18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  

 Janë ndëshkuar me masë administrative 584 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.   

497 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 

515 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Janë vendosur 604 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  

Janë vendosur 8 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

Janë vendosur 12 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

Janë bllokuar 12 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy