Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale O.Gj pasi automjeti që po drejtonte ka aksidentuar për vdekje një 68-vjeçare.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Dushk.
Në njoftimin e policisë thuhet: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident rrugor, në fshatin Dushk, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë



