Një tragjedi është parandaluar në Fier pasi një 30-vjeçar banues në Mbrostar Ura Fier ka qëlluar në ajër dhe më pas ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjithashtu në pranga ka rënë dhe babai i 30-vjeçarit, 59-vjeçari P.Z i cili mbante pa leje armë zjarri.
Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Kanosja".



