Në kërkim për ngjarje të rënda, gjykata i cakton ‘arrest me burg’ Talo Çelës

Në kërkim për ngjarje të rënda, gjykata i cakton ‘arrest me burg’ Talo Çelës

Gjykata e Beratit ka caktuar sot masën ‘arrest në burg’ në mungesë për Talo Çelën, i cili dyshohet për atentatin ndaj Irfan Azizit.

Mësohet se dosja për Çelën pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut. Talo Çela është i akuzuar edhe për krime të tjera të rënda. Çelës pak muaj më parë i vranë vëllanë në Elbasan, Bujar Çelën.

62-vjeçari, baba i tri vajzave, u qëllua me mbi 10 plumba nga tre persona, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin veshur uniforma policie. Dyshimet e para të Policisë ishin se Bujar Çela mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj vëllait të tij.

Kujtojmë gjithashtu se vitin e kaluar, më 7 korrik 2020, Policia e Shtetit vendosi si shpërblim 10 mijë euro për qytetarët që japin informacion për Talo Çelën.

Sipas Policisë Talo Çela “është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia”.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy