Me armë dhe radio policie, vihet në pranga i riu në Shkodër

Me armë dhe radio policie, vihet në pranga i riu në Shkodër

“Postriba” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës gjatë të cilit u sekuestruan dy armë zjarri, municion luftarak dhe dy radio si të policisë.

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jetmir Kodra, 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe dy radio si të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy