Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Cerkocinë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se makina ka humbur kontrollin duke përfunduar e përmbysur në kanal.
Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur nga ky aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



